Teatri i Gjirokastrës nuk është gati, afatet kanë përfunduar në korrik të 2021

schedule18:19 - 27 Mars, 2022

schedule 18:19 - 27 Mars, 2022

“Në dhjetor të 2020 kemi filluar punimet dhe besoj për 2-3 muaj gjithçka do të jetë gati.”

Premtimi që kreu i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi i dha kryeministrit Rama në 6 shkurt të 2021 nuk u mbajt.

Është një investim që duhet të ishte dorëzuar në korrik të vitit 2021. Bëhet fjalë për restaurimet që janë duke u kryer në teatrin “Zihni Sako” të Gjirokastrës.

ABC për këtë vonesë gati 1-vjeçare pyeti Kryetarin e Bashkisë, Flamur Golemin. Ai ju shmang përgjigjes për arsyet e tejkalimit të afateve, por tha se teatri do jetë gati në muajin maj.

“Ka qenë bashkëfinancim mes qeverisë italiane me Bashkinë e Gjirokastrës. Kanë përfunduar 90% të punimeve dhe brenda majit do nisë aktivizimi në teatër jo vetëm si godinë, por dhe me një kalendar aktivitetesh”.

Restaurimi i teatrit me vlerë 36 milionë lekë me TVSH nisi në korrik të vitit 2020 me një afat 30 javor, që do të thotë se teatri duhet të niste aktivitetin në korrik të vit të shkuar. Prej zvarritjes së punimeve teatri ende nuk është gati. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!