Elton Deda, këngëtari i njohur shqiptar i muzikës rock, nuk e ka fshehur në asnjë moment që është një tifoz i Tiranës. Pasi bardheblutë humbën finalen e Kupës së Shqipërisë, Deda kritikoi 25 herë kampionët e vendit dhe veçanërisht mbrojtësin Kristi Vangjeli.
Korçari gaboi në golin e dytë, që Teuta e shënoi përmes të riut Lorenco Vila. “E pashë nga mesi i pjesës së parë deri ne fund. Tirona ishte e shkrehur. Por derisa ishte 1-0, mund t’u kthente.
Gabimi i Vangjelit m’u duk pak teatër, se ishte foshnjarak. Mbase jam gabim, por shumë turbull luajtën. Durrësi luajti më mirë”, komentonte Elton Deda në faqen zyrtare të Tiranës në “Facebook”.

Vangjeli nuk kishte reaguar deri më tani, por dje “zogu i ndaloi në dorë” dhe mbrojtësi nuk e ka humbur mundësinë për t’i bërë një “gol” këngëtarit. “Jeto i qetë Elton”, shkruan Vangjeli, i cili e shoqëron foton e festës së kualifikimit në turin e dytë të Champions League me këngën e njohur të Dedës, “Na lini të jetojmë”. /abcnews.al


