Të zhgënjyer nga drejtësia, familjarët e tragjedisë së Karaburunit kallëzim penal në SPAK

schedule11:27 - 7 Dhjetor, 2021

schedule 11:27 - 7 Dhjetor, 2021

Familjarët e viktimave që humbën jetën më 9 janar të 2004 në tragjedinë e Karaburunit janë shprehur të zhgënjyer nga drejtësia.

Këtë të martë ato kanë bërë sërish kallëzim në SPAK pasi nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga kërkesa e mëparshme. Familjarët kërkojnë nga prokurori e Posaçme që të zbardhë ngjarjen pasi përgjegjësit e vërtetë, nuk janë gjykuar asnjëherë dhe pse prokuroria e Vlorës kishte nisur hetimet.

Familjarët akuzojnë zyrtarët e asaj kohe, ish ministrin e Brendshëm dhe të Mbrojtjes mes të cilëve dhe efektivë policie.

Ndërkohë kujtojmë se në janar të 2004 humbën jetën 28 persona, ku 8 trupa nuk janë gjetur. /abcnews.al