Të zhdukur prej vitesh, 3 fëmijët shqiptarë ende kërkohen me shpresë! Mes tyre edhe Bleona Mata

schedule12:45 - 25 Maj, 2020

schedule 12:45 - 25 Maj, 2020

Dita Botërore e Fëmijëve të Zhdukur edhe këtë vit i ka gjetur shumë fëmijë të larguar nga streha e familjes pa një adresë.

Të tillë janë edhe tre fëmijët shqiptarë të zhdukur rreth 10 vite më parë e që sot duhet të jenë në moshën e adoleshencës.

Mes tyre është edhe rasti i bujshëm i Bleona Matës që ka sjellë shumë akuza dhe kundërakuza mes prindërve dhe familjarëve të cilët tregojnë me gisht njëri-tjetrin si autorë të rrëmbimit të vajzës.

“Bleona është zhdukur nga fshati Zapod, Kukes që në datën 22 maj 2010. Policia ka zhvilluar kërkime deri tani por pa sukses. Bleona në krahun e djathte të mjekrës ka një shenjë djegie prej 2 cm”, shkruhet në portalin botëror për Bleonën.

Po ashtu i zhdukur rezulton edhe Julian Cela, i datëlindjes 09/05/2002, i cili këtë vit mbush 18 vjeç, është zhdukur më 30 nëntor 2012 në rrethana ende të paditura.

Ndërsa Matteo Bejaj është zhdukur nga fshati Fitore në Vlorë, ditën e shtunë më datë 16 korrik 2011./abcnews.al