Gazetari britanik Piers Morgan komentoi raportimet se ish-sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo është afër nënshkrimit të një kontrate me klubin Al-Nasr nga Arabia Saudite.
“Kjo nuk është e vërtetë, Cristiano nuk e bëri këtë”, ka postuar Pierce në rrjetet sociale.
Më herët u raportua se 37-vjeçari portugez është afër nënshkrimit të kontratës me klubin arab për një periudhë 2.5 vjeçare. Të ardhurat e tij në Al-Nasr, sipas raportimeve të mediave, do të ishin rreth 200 milionë euro në vit.
Ronaldo aktualisht luan për Portugalinë në Kupën e Botës 2022. /G.D abcnews.al/