Të vdesësh për një vend parkimi, si e vrau kamarieri klientin me dy goditje thike në zemër

schedule09:06 - 18 Gusht, 2022

schedule 09:06 - 18 Gusht, 2022

Të vdesësh për një vend parkimi!

Vendi i parkimit është zanafilla e ngjarjes tragjike të ndodhur mbrëmjen e djeshme, 17 gusht, në Sarandë.

41-vjeçari Klodian Bakiaj nga Tepelena ka mbetur i vrarë me thikë në zemër. Autori është identifikuar si Xhanelo Tarja, 24-vjeç, banues në Laç.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30, në lagjen Nr.1 të qytetit.

Mësohet se Klodian Bakiaj, i cili mbeti i vdekur pasi mori dy goditje me thikë në kraharor, kishte parkuar para restorantit ku punonte Xhanelo Tarja.

24-vjeçari punonte si kamarier në restorant dhe nisi të debatonte me viktimën për lirimin e vendit të parkimit. Pas konfliktit ai e goditi dy herë me thikë.

Lexo edhe: FOTO/ Ky është kamarieri që vrau 41-vjeçarin për një vend parkimi në Sarandë

Menjëherë pas ngjarjes, 24-vjeçari u largua, por u gjet i fshehur disa orë më vonë në garazhin e dy pallateve, larg vendit të ngjarjes.

Bashkë me të u arrestua edhe vëllai i tij pasi akuzohet si bashkëpunëtor në ngjarje.

Sakaq, ditën e sotme, policia ka arrestuar pronarin e biznesit,  Genci Ahmeti, i cili sipas policisë nuk ka treguar se çfarë ka ndodhur duke tentuar që të fshehë ngjarjen kriminale.

Klodian Bakiaj u transportua ditën e djeshme me urgjencë në spital, por burime bënë me dije se 41-vjeçari mbërriti i vdekur për shkak të plagëve të marra në zemër./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!