Të varfrit duan t’i shesin, spitali në Kenia: Nuk blejmë veshka

schedule22:36 - 21 Qershor, 2022

schedule 22:36 - 21 Qershor, 2022

Zyrtarët në Spitalin Kombëtar të Kenias po përballen gjithnjë e më shumë me një kërkesë rrëqethëse.

Janë të shumtë ata që vijnë apo dërgojnë edhe email për të pyetur përgjegjësit nëse është e mundur të shesin veshkën e tyre.

E vetmja përgjigje që spitali mund të japë është se organet u dhurohen njerëzve që kanë nevojë dhe nuk shiten, raporton BBC. Shitja është rreptësisht e ndaluar, shton deklarata.

Dhe për të përcjellë më qartë mesazhin, spitali ka vendosur një poster ku shkruhet: “Nuk blejmë veshka”.

Rritja e çmimeve të karburanteve dhe ushqimeve në Nigeri e ka shtyrë një pjesë të popullsisë edhe më thellë në mjerim. Madje Banka Botërore paralajmëroi pak ditë më parë se Afrika Lindore është një nga rajonet e botës që do të preket nga recesioni për shkak të luftës në Ukrainë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!