Ditën e sotme në rubrikën ‘ABC e Shëndetit’ është diskutuar lidhur me ushqyerjen e shëndetshme të fëmijëve.
Si rrallëherë, të ftuar ishin nënat e njohura bashkë me fëmijët e tyre. Mjekja në Spitalin Amerikan Albana Daka kishte vajzën e saj, Ebin, gazetarja Jonida Shehu kishte vogëlushen Kristal dhe gazetarja Doreada Mio ishte e shoqëruar nga i biri.
Ato kanë ndarë eksperiencat e tyre në ushqyerjen e fëmijëve. Gjithashtu këta të fundit kanë zbuluar se çfarë pëlqejnë të hanë.
“Deri në moshën 2 vjeç unë e kam ushqyer Kristalin në mënyrë të shëndetshme, duke u informuar gjithmonë. Derisa një ditë hëngri supën e fundit në plazh dhe nuk e di se nga i erdhi, po për një vit nuk hëngri më.
Në fakt nënat kur bëhen me fëmijë kuptohen se bëhen me fëmijë kuptojnë se kanë shumë pak informacion”, tha Jonida.
Ndërsa Doreada shtoi: “Ne ishim rritur me një lloj ushqyerje pa rregull, por me lindjen e Eneas ndryshoi gjithçka”.
Nga ana e saj, mjekja Daka ka ndarë edhe një histori që i ka ndodhur në shkollën e vajzën.
“Për shembull, me Ebin më ka ndodhur që u mësua shëndetshëm. E merrte bukën me vete te shkolla derisa shokët arritën në përfundimin se ose jeni shumë të varfër ose mami jot është shumë e keqe. Derisa e zgjidhëm duke i çuar disa biskota të gatuara në shkollë”, u shpreh ajo. l.k/abcnews.al