Humbja në derbi e Manchesterit 6-3 ndaj United, ka shkaktuar të tjera trazira te United. Përveç polemikave për mos aktivizimin e Cristiano Ronaldos në ndeshjet e këtij sezoni dhe aq me tepër në derbi, tashmë Erik Ten Hag ka dhe një tjetër problem.
Ish-lojtari i Ajax, Antony, i cili ishte një këmbëngulje e teknikut holandez për ta sjellë në “Old Trafford” nuk iu është bindur urdhrave të trajnerit.
Sipas “Daily Mail”, braziliani edhe pse shënoi gol ndaj rivalëve të përjetshëm, nuk iu është bindur urdhërave të holandezit, gjë e cila ka sjell pakënaqësi tek ky i fundit.
Ten Hag i tha shprehimisht Antony-t se do të duhej të ndihmonte Diogo Dalot kur United u vu nën presion nga City.
Ky mesazh i ishte dhënë lojtarit në seancat stërvitore përpara derbit dhe para fillimit të ndeshjes, por Antony i la të zemëruar si menaxherin e tij ashtu edhe shokun e skuadrës Dalot, duke mos i kryer detyrat e ngarkuara.
Mbrojtësi i djathtë, Dalot, u fiksua nga kamerat duke i kërkuar llogari Antony-t, pasi shpesh iu desh të përballej me dy kundërshtarë në krahun e tij, me Jack Grealish dhe Bernardo Silvan. /f.a/abcnews.al