“Të shtyhet censi në Prespë”/ Partia maqedonase kërkesë Institutit të Statistikave

schedule15:24 - 26 Tetor, 2023

schedule 15:24 - 26 Tetor, 2023

Partia Aleanca Maqedonase per Integrim i kërkon Institutit të Statistikave që censi të shtyhet edhe për zonën e Prespës.

Efim Mitrevski, nenkryëtar i kësaj partia tha të enjten se një pjesë e mirë e banorëve janë emigantë sezonalë në Maqedoninë e Veriut dhe Greqi dhe ende nuk jane kontaktuar nga anketuesit.

Ditën e mërkurë Instituti i Statistikave njoftoi shtyrjen e censit deri në datën 15 nëntor kryesisht ne zonat e thella dhe zonat që janë prekur nga procesi i rindërtimit.

Të dhenat e para të censit pritet të publikohen pranverën e vitit të ardhshëm.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!