Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Të shtunën punime në Unazën Lindore të Tiranës, ARRSH njoftim të rëndësishëm për drejtuesit e mjeteve

schedule15:27 - 14 Dhjetor, 2023

schedule 15:27 - 14 Dhjetor, 2023

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se të shtunën do të mbyllet segmenti rrugor “Rrethrrotullimi Shkozë-Farkë e Madhe” në drejtimin Shkozë-Farkë pasi hidhet asfalti. Kahu tjetër i lëvizjes, Farkë-Shkozë do të jetë i hapur normalisht.Mjetet që lëvizin në drejtimin Shkozë-Farkë mund të shfrytëzojnë rrugën e vjetër.

Njoftimi i ARRSH:

⚠️Në vijim të punës në Lotin 3 të Unazës Lindore, ku do të fillojë shtrimi me asfaltbeton ? në nyjën e mbikalimit në Shkozë, ditën e shtunë, datë 16.12.2023, nga ora 06:00-22:00, do të bëhet bllokimi i qarkullimit në segmentin rrugor “Rrethrrotullimi Shkozë-Farkë e Madhe (nyja e Xhamisë)” në drejtimin Shkozë-Farkë.?️
?Ndërkohë kahu tjetër i lëvizjes, Farkë-Shkozë do të jetë i hapur normalisht.
?Mjetet që lëvizin në drejtimin Shkozë-Farkë, mund të shfrytëzojnë rrugën e vjetër ekzistuese për në Farkë.
?Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për këtë ndërhyrje.



/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!