“Të shtruarit i marrin telefonat borxh infermierëve”, Kel Demi “kryqëzon” mjeken

schedule08:40 - 3 Nëntor, 2020

schedule 08:40 - 3 Nëntor, 2020

Në media të ndryshme është përfolur se të shtruarit në Spitalin Infektiv nuk i lejohen telefonat, që të komunikojnë me familjarët.

Ky lajm është diskutuar edhe në studion ABC e Mëngjesit ku gazetari Enkel Demi ka pyetur doktoreshën Ariana Rreli se pse ndodh diçka e tillë. Ndërsa kjo e fundit nuk e ka pranuar diçka të tillë.

Rreli: Kjo është një pandemi e shëndetit mendor dhe vet sulmi krijon një presion psikologj që nuk i shpëtojmë dot ne. Personi përveç rreziqeve që ka me aparaturat, ndodhet edhe larg familjarëve. Izolimi bëhet për të siguruar jetën e të gjithëve.

Nuk e di që të ketë ndodhur, pasi mbrëmë isha e ftuar në një emision dhe familjarët  kishin komunikuar me të.

Kel Demi: Pse nuk lejohen? I marrin telefonat borxh infermierëve për të folur me të afërmit.

Rreli: Stafi po punon për të mirën e të gjithëve, jo për t’i justifikuar. l.k/abcnews.al