Të shtënat vdekjeprurëse në shkollën e mesme në Georgia, Biden: Vendi nuk mund të pranojë që sulmet të bëhen normë

schedule22:25 - 4 Shtator, 2024

schedule 22:25 - 4 Shtator, 2024

Shtetet e Bashkuara nuk mund të pranojnë që të shtënat vdekjeprurëse në shkolla në vend “të bëhen normë”, tha presidenti Joe Biden në një reagim në lidhje me ngjarfjen në një shkollë të mesme në Atlanta të Georgias.

“Ajo që duhet të ishte një fillim i lumtur i vitit shkollor në ëinter, Georgia, po kthehet në një kujtesë të tmerrshme: dhuna me armë vazhdon të shkatërrojë jetën e bashkëqytetarëve tanë,” shtoi Biden, duke i bërë thirrje përsëri Kongresit të veprojë për të ndaluar armët.

Mediat amerikane raportuan më herët për 4 persona të vdekur dhe 9 të plagosur. Sipas rrjetit CNN, sulmuesi dyshohet të jetë një adoleshent 14-vjeçar./abcnews.al