Të shtënat me armë në Tiranë, makina e 24-vjeçarit gjendet e braktisur, pistat ku po hetohet

schedule12:49 - 3 Mars, 2021

schedule 12:49 - 3 Mars, 2021

Automjeti i 24-vjeçarit Nardi Abazi ndaj të cilit u qëllua një natë më parë në rrugën “5 Maji” në Tiranë, është gjetur rastësisht në vendin e ngjarjes nga patrullat e policisë që po kryenin kontrolle në zonë në kuadër të masave anti-COVID.

Burime bëjnë me dije për ABC se mjeti është gjetur i braktisur dhe pas verifikimeve të targës ka rezultuar se i përket pikërisht Nardi Abazit. Në sallën operative të Policisë së Tiranës nuk ka pasur asnjë telefonatë për të shtëna.

Ndërkohë që vetë i riu ka deklaruar se teksa ka qenë duke lëvizur me një automjet, ndaj tij është qëlluar me dy plumba nga pjesa e përparme e xhamit të parë dhe autorët janë larguar.

Tashmë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, në lidhje me konflikt që mund të ketë pasur 24-vjeçari pavarësisht se ai nuk rezulton me precedentë të mëparshëm penalë. Në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje, por akoma nuk ka të arrestuar./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!