Policia në Fier ka arrestuar dy persona të përfshirë në incidentin e mbrëmjes së të premtes, ku në një lokal në lagjen “8 Shkurti” u raportuan të shtëna me armë zjarri pas një konflikti mes dy shtetasve.
Ndërkohë, vijon puna intensive për kapjen e personit që dyshohet se ka qëlluar në dyshemenë e lokalit me armë zjarri, 33-vjeçarit Romeo Çako, i cili është shpallur në kërkim.

