Tensione para zgjedhjeve, përplasje mes anëtarëve të PS dhe PD në Kavajë, plagoset 25-vjeçari

schedule19:29 - 19 Prill, 2021

schedule 19:29 - 19 Prill, 2021

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në zyrën elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë.

Burime bëjnë me dije për ABC se një 25-vjeçar i identifikuar si Gledi Okshtuni ka mbetur i plagosur. Ai është dërguar në spitalin e Durrësit ku po merr ndihmën e parë mjekësore.

Mësohet se sherri ka nisur mes anëtarëve të PS dhe PD në qendër të qytetit në lagjen sharrë./mv.abcnews.al