Të shtëna me armë zjarri në Maqedoninë e Veriut, vritet i riu nga Gostivari

schedule07:30 - 18 Shtator, 2022

schedule 07:30 - 18 Shtator, 2022

Një 28-vjeçar ka ndërruar jetë në Maqedoninë e Veriut, pasi është qëlluar me armë zjarri.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Gostivar.

Sipas medieve vendase i riu ishte përfshirë në një përleshje të armatosur me armë zjarri, e për pasojë u plagos për vdekje. I riu ndërroi jetë në spital.

Deri tani nuk dihen shkaqet e përleshjes dhe dorasi, ndërsa policia dhe prokurori kujdestar kanë dalë në vendin e ngjarjes./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!