Të shtëna me armë zjarri, 13 të plagosur në Teksas

schedule14:19 - 12 Qershor, 2021

schedule 14:19 - 12 Qershor, 2021

Të paktën 13 persona kanë mbetur të plagosur mëngjesin e së shtunës pas të shtënave me armë në qendër të qytetit të Austin, Texas, thanë zyrtarët.

Dy nga personat e plagosur janë në gjendje kritike, tha shefi i policisë në Austin Joseph Chacon në një konferencë për shtyp.

Një spital priti 11 nga të plagosurit për trajtim ndërsa një person tjetër u transportua në një spital tjetër. Një i plagosur u dërgua në një institucion të kujdesit urgjent me plagë të shumta me armë zjarri, tha Chacon.

Ende nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur ndërsa policia nuk ka dhënë detaje. Aktualisht po shqyrtohen pamjet e kamerave, përfshirë Sistemin e Kamerave të Sigurisë Publike, kamerat e trupit të policisë dhe videon e mbikëqyrjes së biznesit për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!