Të shtëna me armë zjarri, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur në Mitrovicë

schedule13:28 - 17 Prill, 2021

schedule 13:28 - 17 Prill, 2021

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë jarri në Mitrovicë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 të së shtunës, ndërsa Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës ka dhënë detaje shtese për Gazetën Express.

“Rreth orës 11:27, policia në Mitrovicë është njoftuar për një rast në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë ku është përdorur arma e zjarrit. Njësitë policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Policia ka kuptuar se një person mashkull kosovar, ka shtënë në drejtim të tre personave të cilët janë të plagosur, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë. Gjithashtu edhe i dyshuari është i lënduar dhe është arrestuar nga njësitë policore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Raportohet se një nga të plagosurit ka ndërruar jetë. Njësitet policore po vazhdojnë ta trajtojnë rastin”, ka thënë Zahiti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!