Të shtëna me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, Trump evakuohet nga konferenca

schedule07:51 - 11 Gusht, 2020

schedule 07:51 - 11 Gusht, 2020

Presidenti Amerikan Donald Trump u largua papritmas nga një konferencë shtypi pas alarmit nga disa të shtëna me armë pranë Shtëpisë së Bardhë.

Por ishte vetë Presidenti i cili konfirmoi për gazetarët se gjithçka është nën kontroll.

Ndërkohë Shërbimi Sekret amerikan konfirmoi incidentit ndërsa sqaroi se një oficer ishte përfshirë në të shtëna me armë zjarri në Rrugën “17 dhe Ave Ave”.

Më tej Trump shtoi se ngjarja nuk besohej të kishte lidhje të drejtpërdrejtë me të., ndërsa shtoi se një person është transportuar në spital.