Të shtëna me armë për motive të dobëta, arrestohet ish-ylli i NBA-së

schedule11:59 - 9 Mars, 2023

schedule 11:59 - 9 Mars, 2023

Ish-ylli i NBA-së, Shawn Kemp, është arrestuar mbreëmjen e djeshme, pasi emri i tij është përfshirë në një incident me armë zjarri në Uashington. Dyshohet se Kemp, nga brenda makinës së tij, nxorri armën dhe qëlloi drejtuesin e një automjeti tjetër. Njëra nga makinat është larguar nga vendi i krimit dhe më pas është gjetur një armë.

Departamenti i Policisë raportoi të mërkurën se të shtënat ndodhën pas një sherri mes banorëve në një parking, por nuk u raportua për të lënduar. Siç raportohet nga “New York Post”, Kemp u arrestua të mërkurën pasdite dhe u akuzua për një krim. Gjithashtu, në lidhje me të shtënat me arëm zjarri është arrestuar 53-vjeçari, ndërsa hetimet vijojnë. Kemp mbetet në paraburgim, sipas të dhënave vendase.

Sean Kemp, luajti NBA nga viti 1990 deri në 2004, duke luajtur për Seattle Supersonics dhe gjithashtu duke u përfshirë me All Star si anëtar i Cavaliers dhe Trail Blazers përapra se të përfundonte karrierën e tij te Magic. Kemp u bë një yll i NBA-së falë kërcimeve të tij. Së bashku me Gary Payton, ata udhëhoqën Sonics në finalet e NBA të vitit 1996, ku humbën ndaj Bulls të Michael Jordan.

E kaluara e Kemp ishte nën kontroll, pasi ishte arrestuar për posedim droge në Uashington në vitin 2005, për të cilën ai u akuzua zyrtarisht dhe u deklarua fajtor. Në vitin 2006, ai u arrestua sërish për posedim të marijuanës në Texas. Nëse shpallet fajtor për të shtënat me armë, ish-basketbollisti mund të përballet me 10 vjet burg dhe një gjobë deri në 20 mijë dollarë./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!