Të shtëna me armë në Uashington, një i vdekur

schedule10:11 - 2 Shkurt, 2023

schedule 10:11 - 2 Shkurt, 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Uashington, ku një person ka qëlluar kundrejt 3 personave duke shkaktuar vdekjen e njërit prej tyre.

Sulmi filloi në një autobus, ku burri kërcënoi pasagjerët duke qëlluar dhe përfundoi në një tunel të metrosë, kur udhëtarët sulmuan dhe neutralizuan vrasësin.

Viktima është një punonjës i metrosë dhe personi i armatosur tani është i arrestuar.

/abcnews.al