Të shtëna me armë në Uashington, dy të vrarë dhe 3 të plagosur

schedule08:46 - 25 Gusht, 2022

schedule 08:46 - 25 Gusht, 2022

Dy persona mbetën të vrarë dhe tre të tjerë u plagosën të mërkurën, nga të shtënat me armë zjarri në veriperëndim të Uashingtonit, sipas një njoftimi të policisë.


Policia mori një telefonatë rreth orës 12:50.  Sipas të dhënave paraprake të hetimit, autoritetet janë në kërkim të dy të dyshuarve, të cilët janë parë duke zbritur nga një “fuoristradë e zezë” dhe më pas kanë qëlluar drejt kalimtarëve.

Më pas ata u kthyen në makinën e tyre dhe u larguan.

Polica ka nisur hetimet.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!