PRISHTINË- Në Prishtinë paraditen e kësaj të hënë një person është plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta. Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur rrugën “Bedri Shala” në kryeqytet.
Ngjarja u konfirmua nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 10:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e para raportohet për një person të lënduar, i cili dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit”, tha ajo.
Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.