Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku si pasojë e të shtënave me armë ka humbur jetën një 18-vjeçar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Bronx, në Nju Jork ku i riu u dërgua në spital por humbi jetën për shkak të plagëve të marra.
18-vjeçari u qëllua me plumb në gjoks. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa nuk ka ende asnjë të arrestuar.
Disa video tregojnë një makinë, pak para se në zonë të dëgjohen të paktën 10 të shtëna armësh.
/abcnews.al