Të shtëna me armë në një universitet në SHBA, 3 të vdekur dhe 2 të plagosur

schedule11:19 - 14 Nëntor, 2022

schedule 11:19 - 14 Nëntor, 2022

Një ngjarje e rëndë  ka ndodhur në SHBA, ku një i armatosur ka vrarë tre persona dhe ka plagosur dy të tjerë në kampusin e Universitetit të Virxhinias në Charlottesville të dielën në orën 10:40 të mbrëmjes, sipas CNN.

I dyshuari – i identifikuar si një student është ende i lirë, tha presidenti i universitetit Jim Ryan në një deklaratë të lëshuar të hënën. Autori, i identifikuar nga policia si Christopher Darnell Jones, Jr., besohet të jetë i armatosur dhe i rrezikshëm.

Ai kishte veshur një xhaketë ngjyrë vjollcë me xhinse blu dhe këpucë të kuqe dhe mund të jetë duke vozitur me një makinë të zezë, sipas policisë. Dy të plagosurit janë shtruar në spital, tha Ryan, duke shtuar se ai ishte i shkatërruar “që kjo dhunë në Universitetin e Virxhinias”.

Ende nuk dihet identiteti i viktimave apo nëse ishin studentë.

Autoritetet thanë të hënën në mëngjes se shumë departamente të policisë po kërkojnë për Jones, të dyshuarin e krimit duke përfshirë përdorimin e një helikopteri të Policisë  të Virxhinias.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!