Të shtëna me armë në një qendër tregtare, një i vdekur dhe i plagosur në Florida

schedule08:35 - 26 Dhjetor, 2023

schedule 08:35 - 26 Dhjetor, 2023

Policia amerikane është vënë në kërkim të një të dyshuari, pasi disa të shtënave me armë që u regjistruan në një qendër tregtare në Florida, gjatë blerjeve për pushime.

Një person u vra dhe një tjetër u plagos në Ocala të shtunën pasdite, ndërsa i dyshuari, 39-vjeçari Albert J. Shell Jr., kërkohet me akuzën e “vrasjes me paramendim të shkallës së parë” dhe “tentativës për vrasje”.

Viktima, 40-vjeçari David Nathaniel Barron, u gjet i vdekur pranë qendrës tregtare kur mbërriti policia.

Ndërkohë, sipas mediave një grua u qëllua dhe u plagos, ndërsa u dërgua në spital me lëndime dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!