Të shtëna me armë në një poligon ushtarak në Japoni, humbin jetën dy persona arrestohet autori

schedule09:26 - 14 Qershor, 2023

schedule 09:26 - 14 Qershor, 2023

Një 18 vjeçar ka rënë në prangat e policisë japonezë pasi ka qëlluar dhe vrarë dy instruktorë dhe plagosi një të tretë në një poligon ushtarak në Japoninë qendrore.

Ministria e mbrojtjes japoneze thekson se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në qytetin Gifu, ku ishte ngjarja e parë e ndodhur në një poligon zjarri të Forcave të Vetë-Mbrojtjes Tokësore (GSDF) që nga viti 1984.

Tre instruktorët, për të cilët transmetuesi publik NHK tha se përfshinin një burrë rreth të 50-tave dhe dy në të 20-at, u dërguan në spital ku dy prej tyre vdiqën.

Sulmuesi i dyshuar, i cili është në paraburgim policor, iu bashkua GSDF-së në prill.

Të shtënat janë jashtëzakonisht të rralla në Japoni, ku zotërimi i armëve është i rregulluar fort dhe kushdo që kërkon të zotërojë një armë duhet të kalojë nëpër kontrolle rigoroze të profilit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!