Dy gra u vranë dhe të paktën tre të tjera u plagosën si pasojë e të shtënave me armë mëngjesin e së hënës në një klub nate në Alabama dhe vazhdoi ndërsa viktimat u dërguan në një spital lokal.
Dëshmitarët thanë se pak para orës 2:30 të mëngjesit të së hënës, një makinë u ndal jashtë Spitalit të Universitetit të Alabama dhe ata që ishin brenda po kërkonin trajtim pas të shtënave në klubin e natës.
Në atë moment, një makinë tjetër është ndalur pas fuoristradës dhe personat e panjohur brenda saj kanë nisur të qëllojnë. Të shtënat me armë thyen një dritare të dhomës së spitalit dhe dëmtuan një makinë policie, sipas mediave lokale.
Policia konfirmoi se të shtënat po hetohen si një “vrasje e dyfishtë”. Nuk ka të arrestuar dhe janë shpallur në kërkim autorët.
/abcnews.al