Të shtëna me armë në një kishë në Teksas, 3 të vdekur

schedule14:06 - 30 Dhjetor, 2019

schedule 14:06 - 30 Dhjetor, 2019

Tre persona mbetën të vrarë si pasojë e të shtënave me armë në një Kishë në Teksas. Sipas mediave amerikane një nga viktimat është dhe autori i sulmit i cili u vra nga agjentëtë e policisë. Incidenti ndodhi ndërsa mesha në këtë kishë po transmetohej në mënyrë të drejtprëdrejtë dhe në television.

Pamjet e publikuara nga kasha teksane tregojnë një person të veshur me pallto i cili nxjerr një pushkë, dhe qëllon dy herë para se të ekzekutohej nga policia. Në kishë kishte dhe roje private të armatosura. Pamjet tregojnë besimtarët të cilët përpiqen të fshihen, ndërsa disa të tjerë provojnë të neutralizojnë autorin e sulmit

Nuk dihet ende nëse të shtënat kanë ndodhur Brenda apo jashtë kishës. Hetuesit morën në pyetje shumë dëshmitarë për të rindërtuar atë që ka ndodhur. Autori i sulmit është një banor i zonës me precdentë penalë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!