Të shtëna me armë në një bursë në Pakistan, vriten 5 persona

schedule10:10 - 29 Qershor, 2020

schedule 10:10 - 29 Qershor, 2020

Të paktën pesë njerëz kanë vdekur nga të shtënat në një bursë në Karaci, Pakistan.

Policët dhe zyrtarët e sigurisë janë konfirmuar të vdekur, sipas Mohammad Azeem, një zyrtari në qendrën e shpëtimit Edhi.

Përpos militantëve, raportohet se gjatë shkëmbimit të zjarrit janë vrarë dy roje dhe një polic.

Abid Ali, drejtori i Bursës së Pakistanit, tha në një konferencë për mediat se katër persona filluan të qëllojnë, por u vranë nga forcat e sigurisë.

“Sulmuesit ishin të veshur me uniforma policie.

Raportohet se situata tashmë është nën kontroll dhe se të gjithë punëtorët janë të sigurt.

Ndërtesa e këmbimit valutor  në Pakistan ndodhet afër Bankës Shtetërore dhe disa institucioneve të tjera financiare të nivelit vendor dhe ndërkombëtar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!