Të shtëna me armë në Los Angeles, 4 të plagosurit në gjendje kritike për jetën

schedule17:38 - 20 Maj, 2023

schedule 17:38 - 20 Maj, 2023

Katër persona janë në gjendje kritike pas të shtënave herët në mëngjes në një zyrë postare pranë një ndërtese apartamentesh luksoze në qendër të Los Anxhelosit.

Konkretisht, sipas CBS, rreth orës 2 të mëngjesit, policia iu përgjigj thirrjeve për të shtëna. Kur arritën në vendngjarje, gjetën katër persona të plagosur, tre burra dhe një grua në dyshemenë e zyrës së postës.

Të katër personat e plagosur janë dërguar në spital dhe ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Raportohet se i dyshuari është parë duke ikur nga zona me një fuoristradë të bardhë, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për identifikimin e të dyshuarit. Oficerët e policisë do të përdorin kamerat e vëzhgimit të vendosura në të gjithë zonën./abcnews.al