Një 35 vjeçar është plagosur me armë zjarri këtë të mërkurë në Krujë.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në në Tapizë, Krujë, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri, shtetasi E. K., 35 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit
“Më datë 04.11.2020, rreth orës 15:20, në Tapizë, Krujë, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri, shtetasi E. K., 35 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e tjera të Policisë Krujë, kanë shoqëruar në ambientet e Policisë 5 shtetas të cilët mund të kenë dijeni rreth ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al