Një sulm më armë ka ndodhur në Chicago, SHBA duke shkaktuar 4 viktima dhe 4 plagosur përfshirë një fëmijë. Kjo është ngjarja e dytë që ka tronditur qytetin amerikan brenda katër ditësh.
Sipas policisë, të shtënat ndodhën në Inglewood, ndërkohë që po vazhdojnë hetimet për shkakun e ngjarjes dhe kapjen e autorit.
Rikujtojmë se të shtunën, mbeti e vrarë një grua dhe u plagosën nëntë persona në një tjetër sulm me armë në Chicago./abcnews.al