Nëntë persona kanë humbur jetën në Meksikë si pasojë e një sulmi me armë që ka ndodhur në një funeral.
Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Ciudad Juarez , në Meksikën veriore , ku është zhvilluar një sulm ndaj të afërmve të një të vrari teksa po i jepnin lamtumirën.
Fillimisht autorët kanë qëlluar në banesën e viktimës ku humbën jetën tre persona, më pas kanë qëlluar në tempullin ku u transferua trupi i pajetë duke vrarë dhe gjashtë persona të tjerë.
Viktimat janë gjashtë burra, dy gra dhe një fëmijë dhe dy të tjerë janë plagosur nga ky sulm. /abcnews.al