Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Të shtëna gjatë natës në Karakas/ Qeveria konfirmoi se policia qëlloi pranë Pallatit presidencial Miraflores

schedule15:56 - 6 Janar, 2026

schedule 15:56 - 6 Janar, 2026

Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan në kryeqytetin e Venezuelës gjatë natës. Qeveria e vendit konfirmoi se policia qëlloi pranë Pallatit presidencial Miraflores në Karakas.

Ministria e Komunikimit dhe Informacionit e Venezuelës tha se policia qëlloi drejt dronëve që “fluturonin pa leje” dhe shtoi se nuk ka ndodhur asnjë konfrontim.

Megjithatë media amerikane CNN raporton se të shtënat me armë lidheshin me konfuzionin midis grupeve të ndryshme të sigurisë që vepronin pranë pallatit presidencial të Miraflores.



Një anëtar i njërit prej këtyre grupeve mund të dëgjohet duke kërkuar mbështetje dhe se “u dëgjuan disa të shtëna”.

Më vonë, një tjetër tha se një dron që fluturonte në zonë u qëllua nga anëtarët e Policisë së Miraflores dhe sigurisë së pallatit.

Tashmë i gjithë vendi është i qetë dhe grupet paraushtarake thanë se situate është nën kontroll.

Ndërkohë një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i tha CNN se po ndiqnin nga afër raportet e të shtënave me armë që vinin nga Venezuela, por vuri në dukje se Uashingtoni nuk është i përfshirë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!