Të shëruarit përmbysin të infektuarit në 24 orët e fundit, asnjë pacient në gjendje të rëndë

schedule11:12 - 12 Qershor, 2020

schedule 11:12 - 12 Qershor, 2020

Pavarësisht shifrave të larta të rasteve të reja me koronavirus në vendin tonë, në 24 orët e fundit është shënuar një përmbysje e shifrave sa i përket raportit me pacientët që kanë fituar betejën me këtë sëmundje.

ISHP njofton se janë shëruar 33 pacientë. Ndërkohë në spitalin Infektiv po marrin trajtim mjekësor 48 pacientë, 7 janë në terapi intensive.

“Aktualisht në spitalin infektiv po marrin sherbim 48 pacientë, prej tyre 7 janë në terapi intensive.

Në vendin tonë janë aktualisht 346 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë ku ka transmetime komunitare”, njofton ISHP./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!