Të riut i dhanë “dru”, pastaj edhe gjobë, polici ia hodhi me një pezullim

schedule14:42 - 16 Maj, 2020

schedule 14:42 - 16 Maj, 2020

I riu që u dhunua një ditë më parë në zonën e Liqenit Artificial, është ndëshkuar edhe me masë administrative.

Pas videos e cila u bë publike në media, ku punonjësi i policisë G.N. dhunon të riu për shkelje të karantinës, është marrë vendimi për pezullimin e tij nga detyra, i angazhuar pranë Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 2.

Ndërkohë që për tre efektivët e policisë të cilët shfaqen në video nisi hetimi disiplinor

Policia njofton se përveç të riut që u dhunua, është ndëshkuar me masë administrative edhe një tjetër i cili kishte dalë shëtitje bashkë me të.

Lexo edhe: U rrah brutalisht nga policët, 15-vjeçari flet për Abc News: Më goditën edhe rrugës për në komisariat

Mësohet se i riu kishte dalë me biçikletë pranë zonës së Liqenit, së bashku me shokun e tij, por në momentin që po kthehej për në banesë është dhunuar nga uniformat blu. Sipas këtyre të fundit, ndalimi i 15 vjeçarit u bë me pretendimin se kishte kaluar fashën e orarit të caktuar nga qeveria në këtë kohë pandemie.

Siç shihet edhe në fotot e siguruara nga ABC News, 15 vjeçari kishte shenja të dukshme në trup e në fytyrë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!