Degët e mësuesisë janë më pak të preferuara nga të rinjtë që po regjistrohen në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë.
Sa i përket programeve më të preferuara të studimit, zëvendësrektorja, Frosina Londo sqaron se janë ato të Fakultetit të Shëndetit Publik. Regjistrimet kanë vetëm 5 ditë që kanë nisur dhe kotat për to janë plotësuar.
“Në Fakultetin e Shëndetit Publik janë realizuar kuotat gjithashtu ka interes në inxhinieri, informatike, elektrike më pak interes kanë për mësuesi”, tregon ajo.
Mbi 800 kanë aplikuar për infermierinë e përgjithshme, ndërsa numri i kuotave të përcaktuara është 240. Pedagogia Evis Alushi bën me dije se interesi për këtë degë 5 vitet e fundit ka qenë i lartë, pasi jo vetëm tregu i brendshëm, por dhe ai i jashtëm ka nevojë për të punësuar infermierë.
“Kërkesat për këtë program kanë qënë ndër vite të shumta, se tregu i punës si Brenda, si jashtë i kërkon këta profesionistë të shëndetësisë”, thotë Alushi.
Nga 1600 kuota për të gjitha degët që janë caktuar për universitetin e Vlorës, 50% janë plotësuar. Faza e parë e regjistrimit nisi në 2 shtator dhe do të vijojë deri në 15 shtator. /abcnews.al