Të rinjtë e Italisë në “gjumë letargjik”, 100-vjeçarët “pushtojnë” vendin fqinj

schedule14:18 - 7 Korrik, 2023

schedule 14:18 - 7 Korrik, 2023

Përditshmëria e të rinjve në Itali paraqet probleme të theksuara, sipas një sondazhi të Institutit të Statistikave të vendit Istat. Në veçanti, 1.7 milionë të rinj, pothuajse një e pesta e qytetarëve të moshës 15 deri në 29 vjeç, nuk punojnë, nuk shkojnë në shkollë apo universitet dhe nuk ndjekin kurse të formimit profesional.

Fenomeni ka të bëjë më shumë me gratë (në masën 20.5%), të rinjtë (27.9%) dhe adoleshentët dhe të rinjtë me kombësi të huaj (në masën 28.8%).

Shkalla e papunësisë tek të rinjtë është gjithashtu veçanërisht e lartë, duke arritur në 18%. Në të njëjtën kohë, 8.8% e të rinjve që jetojnë në Itali kanë më shumë se një vit që kërkojnë punë.

Gjithashtu sipas Istat, Italia këtë vit theu rekorde për sa i përket personave që janë 100 vjeç. Numri i të moshuarve që janë 100 vjeça ka shkuar në 22,000, që është 2,000 më shumë se vitin e kaluar.

80% e tyre janë gra. Sipas parashikimeve, numri i të moshuarve do të vazhdojë të rritet në Itali. Në vitin 2041 qytetarët mbi 80 vjeç pritet të jenë mbi 6 milionë dhe ata mbi 90, 1.4 milionë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!