Të rinjtë drejt biznesit/ Zgjedhin të studiojnë administrim dhe ligj

schedule15:35 - 22 Maj, 2024

schedule 15:35 - 22 Maj, 2024

Familja e saj kishte një sipërmarrje private kështu që Briselda nuk  pati dyshime për degën që do të ndiqte në universitet. Financa në fakultetin e Ekonomisë  ishte zgjedhja e parë e saj.

Mundësia  për punësim të shpejtë  është arsyeja që i orienton  të  rinjtë rreth  biznesit, administrimit dhe ligjit. Rreth ¼ e djemve dhe vajzave  që  mbyllën studimet e larta vitin e shkuar akademik sipas  raportit të fundit të Institutit të Statistikave u diplomuan në këto programe studimi.

Por nëse për vajzat  fusha e dytë e pëlqyer  me rreth 22. 9%  e të diplomuarve  është  shëndeti dhe  mirëqenia  për djemtë  është inxhineria, prodhimi dhe ndërtimi  me pothuajse  të njejtin numër  të rinjsh që mbyllën shkollën e lartë  në degë të tilla.

Rreth 27 mijë e 900 studentë mbyllën  universitetin e vitin e shkuar akademik dhe rreth 65% e tyre ishin vajza.  Gati gjysma e tyre mbyllën ciklin  e parë të studimeve  dhe   44.6% programet Master./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!