Të rinjtë britanikë i rikthehen jetës së shfrenuar, dynden në lokalet e natës

schedule10:24 - 19 Korrik, 2021

schedule 10:24 - 19 Korrik, 2021

Britanikët kanë festuar “ditën e lirisë”, ku pas shumë kohësh më në fund klubet e natës hapën dyert. 19 korriku shënon heqjen e kufizimeve të pandemisë, ndërsa të rinjtë kanë festuar që prej mesnatës.

Rihapja e 12,000 lokaleve të natës është pritur me padurim nga britanikët. Afër mesnatës radhë të gjata u krijuan jashtë klubeve.

Qindra mijëra britanikë mbi 18 vjeç u dyndën nëpër klube dhe duket se e kishin pritur gjatë këtë moment. Në pamjet e publikuara në media ata shihen mjaft të gëzuar, ndërsa kanë festuar me pije dhe duke vallëzuar.

“Është pak si Viti i Ri apo jo? Do të jetë një natë e veçantë,” thotë Chloe Waite, 37 vjeçe për The Sun. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!