“Të qara fëmijësh dhe …”, çfarë ndodhi pak çaste para se varka të mbytej

schedule18:40 - 14 Dhjetor, 2022

schedule 18:40 - 14 Dhjetor, 2022

Mediat franceze kanë zbardhur detaje të reja nga tragjedia që ndodhi sot në det ndërsa disa emigrantë që u nisën nga Franca në drejtim të Britanisë së Madhe u mbytën.

Sipas mediave franceze një mesazh zanor në të cilin kërkohej ndihmë iu dërgua nga një varkë që po fundosej organizatës bamirëse franceze ‘Utopia’.

Nikolai Posner, zyrtari i komunikimit i organizatës bamirëse, i tha gazetës se mesazhi zanor i dërguar në WhatsApp zgjati 22 sekonda u dërgua në orën 1.53 të mëngjesit me kohën e Mbretërisë së Bashkuar.

Në mesazhin zanor dëgjohet një burrë që lutet për ndihmë dhe thotë se varka ka mbetur në ujë dhe se ka familje brenda saj, ndërsa në sfond mund të dëgjohen të qara fëmijësh.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!