Kureshtja për të provuar 19 gatime të ndryshme në një vakt, është trendi i ri i vizitorëve e turistëve në Lezhë.
Gastronomia është arma e fortë e këtij qyteti të vogël. Por si mund të lidhen gatimet e 19 pjatave, që shkojnë njëra pas tjetrës tek një konsumator i vetëm.
Shef Alfred Marku, i cili përgatit menu të tilla na tregon më shumë.
Sipas tij kjo është një mënyrë e mirë për të prezantuar kulturën shqiptare.
Turistët thonë se ka qenë kjo menu një nga arsyet që i ka sjell në Lezhë.
Thonë se përmes ushqimit mësojnë më shumë edhe për zonën.
Nëse udhëtoni drejt Lezhës nuk mund të të largoheni pa provuar një drekë apo darkë të tillë, ka ende shumë për të eksploruar./Abcnews.al