Një 40-vjeçar nga Tiranai i identifikuar si Mentor Dunga është arrestuar nga policia pasi ka shantazhuar një person duke i marrë rreth 50 mijë lekë të reja për të mos publikuar disa foto dhe video në rrjete sociale.
Sipas policisë, 40-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Ai rezulton i arrestua në vitin 2013 bashkë me një person tjetër, pasi akuzoheshin se kishin vjedhur disa banesa duke vënë në gjumë me medikamentin diazepam.
“Ndërkohë, nga Seksioni për Krimet ndaj Pronës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas një pune të mirorganizuar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. D., 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar me parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka kanosur, me anë të shtrëngimit për dhënien e pasurisë, duke i marrë shumën 57.500 lekë, shtetasit G. B., për mospublikimin e disa fotove e videove në rrjetet sociale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./abcnews.al

