Njerëzit e prekur nga koronavirusi kanë dy herë më shumë gjasë që të përjetojnë depresionin në krahasim me ata të cilët nuk kanë pasur Covid-19.
Këto janë rezultat e publikuara pas hulumtimeve të fundit të realizuara në Mbretërinë e Bashkuar, përgjatë 7 prillit dhe 13 qershorit .
Nga Zyra për Statistikat Kombëtare, bëhet me dije se 30% e të anketuarve kishin përjetuar simptoma të moderuara, por edhe simptoma të rënda të depresionit.
Rreth 25 % treguan se e kishin përjetuar në formë ankthi.
Ndërsa rreth 57% e të rriturve u shprehën se koronavirusi ka ndikuar negativisht në mirëqenien e tyre./abcnews.al/