Përveç veshjeve perfekte, Kate Middleton njihet edhe për trupin e saj elegant. Ajo nuk e fsheh se i pëlqen një dietë e larmishme, por asnjëherë nuk ka elaboruar këtë temë. Megjithatë, burime kanë zbuluar se Princesha e Uellsit e nis ditën me tërshërë, e cila është e pasur me proteina, karbohidrate dhe fibra.
Megjithatë, më shumë se bollgur, Kate pëlqen të hajë perime për mëngjes. Gjegjësisht, lakra jeshile, spinaqi dhe spirulina janë tre të preferuarat e saj kur bëhet fjalë për perimet, sigurisht, sepse ato janë plot me proteina dhe vitamina.
Mes vakteve, ajo ha manaferrat, frutat dhe perimet e papërpunuara, domethënë gjithçka që është plot me lëndë ushqyese që nxisin rritjen e flokëve. Krahas faktit që Kate kujdeset shumë për atë që ha, ajo e do edhe fitnesin, është pjesë e pandashme e jetës së saj.
Princesha e Uellsit ndjek një rutinë të larmishme ushtrimesh që përfshin vrapim, yoga, stërvitje me peshë dhe stërvitje me intensitet të lartë. /abcnews.al