Lulzim Basha ishte sot në Rrushkull, njësia Administrative Sukth në Durrës për të ndjekur nga afër situatën nga përmbytjet.
“Nuk po kërkojmë me shpikur ndonjë raketë, por rrugë dhe kërkesat tona që janë për katunarin” tha një banor.
Lexo edhe: Basha me banorët në Sukth: Qeveria nuk e ka mendjen tek ju
“Mbi 10 ditë kemi pa ujë. Premtimet janë dhënë, investimet nuk janë bërë. Janë 20 familje këtu. Është bërë det” tha një tjetër.
Lexo edhe: Basha për ABC: Premtuan investime që s’i bënë kurrë, Ramën e pret drejtësia
Kërkesa e liderit demokrat për qeverinë është “Urgjentisht duhen marrë masat për t’u ardhur në ndihmë njerëzve. Thesin e premtimeve e hapin sa vijnë zgjedhjet, njerëzit i lënë në ujë”./ db/Abcnews.al