Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Të përfituara në rrugë kriminale/ Prokuroria e Tiranës sekuestron mbi 18 pasuri të paluajtshme të një personi dhe nënës së tij pensioniste

schedule11:55 - 28 Gusht, 2025

schedule 11:55 - 28 Gusht, 2025

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar mbi 18 pasuri të paluajtshme, dy automjete luksoze dhe disa llogari bankare të Kristian Konit.

Sipas hetimeve këto pasuri janë përfituar në rrugë të paligjshme, dhe në sajë të aktiviteteve kriminale. Kristian Koni rezulton i përfshirë në një rrjet të strukturuar kriminal të trafikut të narkotikëve në Itali gjatë periudhës 2007–2012.

Po ashtu, u dokumentua përdorimi i disa identiteteve të ndryshme, si dhe transaksione financiare të pajustifikuara në raport me të ardhurat e ligjshme të deklaruara të personave përkatës.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, sekuestroi pasuritë e shtetasit K.K. (alias O. M, K. M, Z. R, K.Z.) dhe personave të lidhur me të, që dyshohet të jenë përfituar në mënyrë të paligjshme nëpërmjet veprimtarisë kriminale.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin pasuror nr.10, të datës 31.07.2025, rezultoi se ky shtetas dhe nëna e tij në pension, kanë veprimtari me origjinë kriminale që lidhet me shtetasin K.K. dhe historikun e tij të mëparshëm kriminal. Ai rezulton i përfshirë në një rrjet të strukturuar kriminal të trafikut të narkotikëve në Itali gjatë periudhës 2007–2012. Po ashtu, u dokumentua përdorimi i disa identiteteve të ndryshme, si dhe transaksione financiare të pajustifikuara në raport me të ardhurat e ligjshme të deklaruara të personave përkatës.

Sipas të dhënave të administruara nga sistemet zyrtare dhe burime të tjera ligjore, u evidentuan pasuri të shumta të paluajtshme, automjete luksoze dhe llogari bankare në emër të:

  • Shtetasit K. K.
  • Shtetases F.M., dhe
  • Subjektit juridik “Kriol.AL” sh.p.k., me përfaqësues ligjor të njëjtin shtetas.

Në total janë vendosur masa sekuestroje preventive mbi 18 pasuri të paluajtshme, dy automjete luksoze të llojit Range Rover dhe Smart, të regjistruara me targa karakteristike, si dhe llogaritë bankare të personave fizikë dhe juridikë të përfshirë në këtë hetim. Pasuritë përfshijnë prona në zonat e Tiranës, Bathores, Farkës, Marikajt etj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!