“Të pavdekshmit”, si kanë ndikuar në politikën e Kinës zyrtarët në pension

schedule12:10 - 8 Tetor, 2022

schedule 12:10 - 8 Tetor, 2022

The Economist

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Song ping ishte shumë i ri në vitet 1980 për të qënë në mesin e “të pavdekshmëve” – ​​një term që përdorej me shaka në atë kohë për të përshkruar veteranët e Partisë Komuniste që kishin një rol të rëndësishëm në politikë pavarësisht se kishin dalë në pension.

Ndoshta ai e meriton titullin tani.

Në moshën 105-vjeçare, zëri i tij ende dëgjohet, duke e bërë atë pjesë të rreth 20 ish- anëtarëve të Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike që gëzojnë shëndet të plotë. Ata që janë mjaftueshëm të aftë pritet të marrin pjesë nënjë kongres pesë-vjeçar të partisë që fillon më 16 tetor.

Por cila është rëndësia e tyre sot?

Ashtu si kolegët e tij në pension, Song rrallëherë flet në publik. Madje kur u publikuan disa video të tij drejtuar një fondacioni bamirësie, shkaktuan bujë në mediat sociale kdhe agjencitë e lajmeve kineze jashtë vendit.

Disa u përpoqën ta portretizonin atë si një kritikë për udhëheqësin e Kinës, Xi Jinping. Ata cituan Song duke thënë se e vetmja rrugë përpara ishte “reforma” për liberalizimin ekonomik të nisur nga Deng Xiaoping në 1979, i cili ka pësuar regres nën udhëheqjen e  Xi.

Videot nuk ofrojnë asnjë provë që Song i tha literalisht ato fjalë.

Song njihet si një konservator i vendosur. Kritikat publike nga ish-kryeministri i respektuar gjerësisht, Zhu Rongji mund të jenë të dëmshme, veçanërisht pak para një kongresi – megjithëse Zhu është 93 vjeç dhe përflitet se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, raporton abcnews.al.

Nuk ka asnjë shenjë të një sfide të drejtpërdrejtë ndaj Xi. Por ndërsa ai vazhdon të mbështesë Rusinë për luftën e saj katastrofike në Ukrainë dhe refuzon të braktisë politikën e tij “zero-covid” që po dëmton ekonominë e Kinës, shumë anëtarë të elitës tani kanë arsye të jenë thellësisht të pakënaqur për veten dhe për situatën e vendit.

Nëse Xi, e gjen vetën ndonjëherë të sulmuar politikisht, ka më shumë gjasa të përfshijë ata zyrtarë që kanë dalë në pension se sa një grush shteti ushtarak ose një kryengritje masive, sipas shumë akademikëve, diplomatëve që studiojnë politikën kineze.

Një ekspert i tillë është Joseph Fewsmith i Universitetit të Bostonit. “Unë supozoj se ka shumë njerëz në nivele shumë të larta që vërtet nuk e pëlqejnë Xi Jinping dhe politika e Covid-it është pika e kyçe e sulmit”.

“Besoj se mund të ketë një numër liderësh në pension që mund të duan të thonë diçka. Por nga pikëpamja logjistike është shumë e vështirë të arrihet”.

Për më shumë se tre dekada pas vdekjes së Mao Ce Dunit në 1976, “pleqtë e partisë” kishin shumë për të thënë.

Midis 1982 dhe 1992, ata ishin pjesë e një organi zyrtar këshillues. Pasi u hoq, disa u lejuan të shihnin dokumentet sekrete më të rëndësishme të partisë. Ata takoheshin rregullisht me personalitete të huaja. Dhe ata mblidheshin çdo vit me drejtuesit aktualë në vendpushimin e Beidaihe për të diskutuar mbi politikat dhe vendimet e personelit, raporton abcnews.al.

Deng pati një ndikim deri në një ose dy vite përpara se të vdiste në 1997 në moshën 92-vjeçare. Megjithatë, që kur Xi mori pushtetin në vitin 2012, ai ka kufizuar shumë nga përfitimet e tyre për të shmangur të njëjtin fat si paraardhësi i tij, Hu Jintao, i cili vuajti pothuajse të njejtën gjë nga paraardhësi i tij, Jiang Zemin.

Jiang (qeverisja e hershme e të cilit ishte lënë në hije nga Deng) dha dorëheqjen si lider i partisë në vitin 2002, por mbeti shef ushtarak deri në vitin 2004 dhe vazhdoi të kishte ndikim edhe pse në prapaskena.

Xi e bëri të qartë se nuk do të toleronte asnjë ndërhyrje të tillë. Në atë që u cilësua si një paralajmërim për Jiang në vitin 2015, zëdhënësi i partisë, People’s Daily, këshilloi liderët në pension që “pasi njerëzit të largohen, çaji ftohet”.

Ai akuzoi disa prej tyre se po përpiqeshin të promovonin aleatët për të rritur ndikimin e tyre. Fushata kundër korrupsionit e Xi ka vënë në shënjestër disa aleatë të Hu dhe Jiang. Më e habitshme ishte rënia e Zhou Yongkang, i cili në vitin 2015 u bë ish-anëtari i parë i Komitetit të Përhershëm që u dënua për korrupsion, raporton abcnews.al.

Kërcënimi i hetimeve të ngjashme ndaj tyre ose ndaj anëtarëve të familjes së tyre mbete një pengesë e madhe. Nën udhëheqjen e Xi, pleqtë e partisë mendohet se jetojnë nën mbikëqyrje të rreptë dhe se duhet të organizojnë evente publike dhe takime me figura të tjera të larta përmes Zyrës së Përgjithshme të partisë, e cila aktualisht drejtohet nga një aleat i ngushtë i Xi.

Shumë nga zyrtarët në pension më me ndikim tani janë shumë të moshuar për të qenë aktivë në shoqëri. Jiang është 96 vjeç. Ai është përfolur prej kohësh se është shumë sëmurë.

E megjithatë, në një shenjë të shqetësimit të vazhdueshëm për ta, Xi forcoi kufizimet ndaj tyre më tej këtë vit. Në maj, Departamenti i partisë, i cili menaxhon personelin, njoftoi miratimin e rregullave të reja që kërkonin që zyrtarët në pension, veçanërisht ata që mbanin poste drejtuese, të mos “diskutonin në mënyrë agresive politikën ose të mos përhapnin “vërejtje politikisht negative”.

Në kongreset e partisë në 2007 dhe 2012, paria kreu sondazhe me 200 kandidatë për anëtarësimin në Byronë Politike. Në vitin 2017, megjithatë, kandidatët u përzgjodhën pas intervistave ballë për ballë me zyrtarët aktualë.

Xi gjithashtu kërkoi mendime nga 57 figura kryesore, përfshirë pleqtë, sipas mediave shtetërore. Kështu, pleqtë ruajtën të drejtën e tyre për të shprehur pikëpamjet, por Xi fitoi më shumë liri veprimi dhe u mohoi atyre mundësinë për të bashkuar forcat ose për të votuar.

Partia nuk i ka identifikuar ende se cilët janë 57 personat. Por ata mendohet se janë pjesë e një organi të quajtur Komiteti i Përhershëm Presidiumit,  i cili kishte 42 anëtarë në kongresin e tij të fundit, duke përfshirë pensionistët  nga Komiteti i Përhershëm i Byrosë Politike.

Ai ka një rol edhe në kongres, duke mbikëqyrur axhendën dhe zgjedhjen e një Komiteti të ri Qendror. Xi ndoshta do të ketë përdorur të njëjtin sistem këtë vit, pasi mori feedback pozitiv në 2017.

Kjo do të thotë se zyrtarët në pension  me siguri nuk do të jenë në gjendje të bllokojnë mandatin e tretë të Xi, por mund të ndikojnë ende në anëtarësimin e Komitetit të ri të Përhershëm duke emëruar të mbrojturit. Xi mund t’i injoronte ato.

Por për momentin, ai duhet të jetë i kujdesshëm ndaj vendimeve të tij ndaj zyrtarëve në pension deri në një pikë ku ata ndihen të detyruar të flasin, pavarësisht nga pasojat.

Deri në kongresin e ardhshëm në 2027, ky duhet të jetë një shqetësim më i vogël pasi disa prej tyre mund të kenë ndërruar jetë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!